Lajme

Ahmeti: Kanali 10, së shpejti me objekt të ri

12/17/2021 13:21
nga:Gazeta Blic

Drejtori i përgjithshëm i Kanal 10, Arben Ahmeti ka njoftuar se ky televizion së shpejti do të ndërroj zyrat.

“Me krenari, përulësi e falënderues deri në pikën e fundit, ju njoftoj që ky është objekti në të cilin për pak muaj do të fillojë së funksionuari televizioni i gazetarëve”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë:

Po e përmbyllim një vit fantastik në Kanal10. Vite plot sfida, mund por mbi të gjitha punë e entuziazëm.

Me krenari, përulësi e falënderues deri në pikën e fundit, ju njoftoj që ky është objekti në të cilin për pak muaj do të fillojë së funksionuari televizioni i gazetarëve.
10X10