Gazetari Arben Ahmeti ka ironizuar me pushtetin aktual,duke kërkuar nga zyrtarët që së paku të publikojnë emrat e 50 mijë qytetarëve të Kosovës, të cilët po u endkan nëpër ambasada, me qëllim që me ja qitë faqën e zezë dhe me dëmtu imazhin e vendit.
“A ka mundësi shteti me na i tregu emrat e këtyre 50 mijë qytetarëve qe po u endkan nëpër ambasada veq me i’a qite faqën e zezë vendit dhe me na e dëmtuar imzhin?! Me ba me i hetu, jam i bindun qe dalin te pagun ose prej PAN ose prej UDB-se. Sepse një njeri normal, i papaguar dhe i pacytur nuk e le Kosovën me gjithë ketë zhvillim ekonomik. Bile krejt diaspora kane me u kthy me jetu këtu”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.


