Lajme

Ahmeti: Intervenimi në çatinë e Komunës së Prishtinës është bërë pa leje

01/31/2024 22:38
nga:G B

Ish-nënkryetari i kryeqytetit Shpend Ahmeti, tha se sipas informatave që ai intervenimi në çatinë e Komunës së Prishtinës është bërë pa leje.

“Problemi është që në komunat tona, në institucionet tona shtetërore nuk lodhen të marrin leje – ky është problem shumë i madh. Sepse duhet të dërgosh në Drejtori të Urbanizmit, si kryetar të marrësh leje, për të ndërtuar një çerdhe duhet të marrësh leje dhe pastaj ata ta zgjasin 30 ditë, ti i thua nuk jam qytetar që po të vie në rend, (të thotë) s’ka lidhje. Kjo (çatia e objektit të Komunës së Prishtinës) sipas informatave është ndërtuar pa leje”.

Ai tutje në emisionin Rubikon tha se kur ka qenë kryetar ka vizituar këtë objekt, ku ka pasur edhe probleme tjera.

“Ka pikur uji në Drejtorinë e Urbanizmit”, u shpreh Ahmeti.

Si pasojë e rënies së çatisë së objektit të ri të Komunës së Prishtinës, në Arbëri, është lënduar një qytetare, gjatë këtij muaji.