Bardh Ahmeti nga PSD-ja e quan partinë në pushtet, lëvizjen Vetëvendosje, si parti “catch-all”.
Ahmeti në një përgjigje dhënë për GazetaBlic thekson se, që kanë kundërshtime me njëri-tjetrin brenda partisë, është parë tek ligji për Kodin Civil.
“Vetëvendosje qysh moti mund të klasifikohet si parti “catch-all” ku shtëpi kanë gjetur rryma të ndryshme ideologjike që janë në kundërshti mes vete. Më së shumti kjo gjë është parë tek ligji për kodin civil, specifikisht neni i cili njihte bashkëjetesën në mes të personave me gjini të njëjtë”, tha Ahmeti.
“Më të zëshmit nga pushteti për këtë ligj ishin pikërisht ata që e kundërshtonin. Ndoshta këta janë pakicë dhe le t’i supozojmë si të tillë. Pse heshti shumica kunddrejt kësaj? Sepse në fund të ditës kjo është kontraditë e cila nuk mund të shoshishet aq thjeshtë dhe heshtja i blenë kohë anipse ligji vazhdon të mos miratohet dhe as mos të diskutohet më”, shton tutje ai.
Por, sipas Ahmetit nuk është e rëndësishme nëse disa nga deputetët e VV’së, do të dalin nga kjo parti.
Siç thotë Ahmeti, VV’ja është shndërruar në vegël ku dominon vetëm fjala e Albin Kurtit.
“Është pak e rëndësishme nëse disa figura që sot janë deputetë dalin nga Vetëvendosje për shkak të përplasjeve që kanë. Lloji i partisë e shndërruar në vegël të një njeriu, i tret këto sepse asnjë aty nuk është i rëndësishëm sa Kurti. Në të njëjtën kohë, temat të cilat në këtë kohë nuk i sjellin vota, siç është rasti me kodin civil, as nuk do të jenë pjesë e diskutimit publik. Në fund, partia do të vazhdoj të reduktohet tek Kurti e pushteti i shtrirë në dorën e tij”, tha Ahmeti për GazetaBlic.
Haki Abazi: Suksesi më i madh i Albin Kurtit është izolimi i Kosovës në Bashkësinë Ndërkombëtare


