Lajme

Ahmeti i kundërpërgjigjet Kurtit pas arsyetimeve për ujdinë e energjisë

06/22/2022 19:38
nga:Astrit Gashi

Kryeministri Albin Kurti, të mërkurën deklaroi se me arritjen e marrëveshjes për energjinë mes Kosovës e Serbisë, do t’i kursehen buxhetit dhjetëra miliona euro në vit të paguara më herët për mbulimin e kostos energjike në veriun e vendit.

Kurti tha se kanë trashëguar shumë gjera që nuk kanë dashur, teksa shtoi se “e bëj minimumin e pranimit të realitetit për maksimumin e ndryshimit të realitetit”.

Për këtë arsyetim të shefit të qeverisë në seancën e Kuvendit, ka reaguar ish-kryetari i Prishtinës.

Shpend Ahmeti, në një postim në Facebook iu kundërpërgjigj kreut të Lëvizjes Vetëvendosje duke thënë se “maksimumi i propagandës për marrëveshjen për minimumin e ndryshimit të marrëveshjes!”.

Megjithatë, kryeministri Kurti sot deklaroi se gjendja në terren është shumë më e keqe se marrëveshjet e vitit 2013-2015.