Lajme

Ahmeti: Gllogovc dhe Konjuh i bashkohen ringritjes madhështore të LDK-së

01/22/2025 20:36
nga:Y I

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Imri Ahmeti, ka zhvilluar takime me qytetarë në Gllogoc dhe Konjuh.

Ahmeti tha se Gllogovc dhe Konjuh i bashkohen ringritjes madhështore të LDK-së.

“Sonte na mirëpriten qytetarët e shumtë të Gllogovcit dhe Konjuhit, me energji të jashtëzakonshme dhe mbështetje të palëkundur, dëshmuan qartë përkushtimin e tyre ndaj ndryshimit të domosdoshëm që i nevojitet Kosovës” shkruan Ahmeti raporton “Gazeta Blic”.

Ai tha se këto zgjedhje janë betejë mes përçarjes shoqërore, që ushqehet nga fjalori ofendues dhe polarizues, dhe një vizioni që ndërtohet mbi respektin, profesionalizmin dhe garën e ideve të mira për një të ardhme më të ndritur.

Postimi i plotë:

Gllogovc dhe Konjuh i bashkohen ringritjes madhështore të LDK-së

Sonte na mirëpriten qytetarët e shumtë të Gllogovcit dhe Konjuhit, me energji të jashtëzakonshme dhe mbështetje të palëkundur, dëshmuan qartë përkushtimin e tyre ndaj ndryshimit të domosdoshëm që i nevojitet Kosovës.

Këto zgjedhje janë betejë mes përçarjes shoqërore, që ushqehet nga fjalori ofendues dhe polarizues, dhe një vizioni që ndërtohet mbi respektin, profesionalizmin dhe garën e ideve të mira për një të ardhme më të ndritur.

Faleminderit, Gllogovc e Konjuh, për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme!

Votoni kandidatët tanë:

#LDK124

1. Lumir Abdixhiku

7. Imri Ahmeti

41.Lulzim Zhegrova

55. Shkelzen Hajdini

56. Rasim Hasani

57. Anila Reçica Llugiqi

58.Ardian Olluri