Kandidati për deputet nga LDK, Imri Ahmeti, ka thënë se familja e tij ka qenë gjithmonë krenare gjatë rrugëtimit të tij, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se janë me fat që janë nipat e Bahti dhe Hazir Torinës.
“Jam me fat për mbështetjen e pandalshme të gjithë familjes sime të gjerë, e cila asnjëherë nuk ka kursyer përkrahjen gjatë rrugëtimit tim politik. Mbështetja dhe sakrificat e tyre më kanë motivuar gjithmonë të qëndroj i përkushtuar dhe të punoj për të mirën e vendit tonë”, ka shkruar Ahmeti.
Postimi i tij i plotë:
Familja ime, Ahmeti, ka qenë gjithmonë burim krenarie gjatë gjithë rrugëtimit tim.
Jemi krenarë që jemi nipat e Bahti dhe Hazir Torinës.
Jam me fat për mbështetjen e pandalshme të gjithë familjes sime të gjerë, e cila asnjëherë nuk ka kursyer përkrahjen gjatë rrugëtimit tim politik.
Mbështetja dhe sakrificat e tyre më kanë motivuar gjithmonë të qëndroj i përkushtuar dhe të punoj për të mirën e vendit tonë.