Lajme

Ahmeti e “kërcënon” Pozharin: Hala po fol ti a? Ma se të boj me mshel facebookun

09/02/2021 17:44
nga:Gazeta Blic

Po vazhdon debati mes kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit dhe analistit Xhevdet Pozharit.

Pas disa përtalljeve mes dy protagonistëve në emisione televizive përplasjen e kanë vazhduar edhe në rrjete sociale.

Ahmeti në “Facebook” iu është kundërpërgjigjur duke ironizuar me të se nëse vazhdon me fol ende “ do të bëj më mshel “Facebookun”.

Postimi i plotë i Shpend Ahmetit:

Hala po fol ti a? Ma se të boj me mshel facebookun

Nuk isha marr me ty kurrë, po po du me të distancu ty e llojin tënd prej vv se sbesoj se lejojnë kësi përfaqësimi.

Qysh e fajësove viktimen ne Ferizaj, mos po don tash mi fajësu 32 viktimat sot qe s’janë vaksinu dhe që se kanë kqyr gomarin.

Qysh ke thene vetë, Albini flet mrekulli, budallenjtë budallaki. Ishalla nuk të merr Arbeni ne shtab përkunder intervencave, se boll po munohesh, e qateherë përnime gëzohen shtabet tjera.

Arbeni ne kabinet vetëm udhëzime mundet me gjet! E mirë se vjen kushdo që fiton!

P.s. E para dhe e fundit me ty dhe për ty në facebook