Lajme

Ahmeti: Duhet lufta në Ukrainë për t’i kujtuar BE-së që Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës

06/23/2022 21:24
nga:Astrit Gashi

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pasi Ukraina dhe Moldavia morën statusin e vendit kandidat për BE.

Ai e ka cilësuar ironik faktin se duhet lufta në Ukrainë për t’i kujtuar BE-së se Ballkani perëndimor është pjesë e Evropës.

“Ironike – duhet një luftë në Ukrainë për t’i kujtuar BE-së se Ballkani është pjesë e Evropës dhe megjithatë është vetëm një njohje – jo veprim. Burokratët reaksionarë të frikësuar”, shkruan ai.

Këshilli i Evropës në mbledhjen e sotme ka marrë edhe një vendim të tretë.

Vendimi i tetë që është nxjerrë nga mbledhja e KE-së ka të bëjë me “njohjen e perspektivës evropiane të Gjeorgjisë.”