Lajme

Ahmeti: Do të ofrojmë subvencion për çdo fëmijë të porsalindur, dhe subvencionim të transportit për nxënësit e shkollave të mesme

09/23/2025 14:18
nga:Y I

Kryetari i Lipjanit njëherësh kandidat për zgjedhjet e 12 tetorit, Imri Ahmeti, ka premtuar se në mandatin e ardhshëm do të ofrojnë subvencion për çdo fëmijë të porsalindur si dhe subvencionim të transportit për nxënësit e shkollave të mesme.

Ahmeti tha se kjo do të ndihmojë në lehtësimin e barrës ekonomike të familjeve.

Postimi i plotë:

Do të ofrojmë subvencion për çdo fëmijë të porsalindur, si dhe subvencionim të transportit për nxënësit e shkollave të mesme. Kjo do të ndihmojë në lehtësimin e barrës ekonomike të familjeve.