Lajme

Ahmeti bën homazhe te shtatorja e Arsim Zeqirit: Kam pasur fatin ta kem nxënës – ndihem krenar që shtatorja e tij e ndriçon Hallaqin e Lipjanin

09/28/2025 11:45
nga:G B

Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka bërë homazhe sot pranë shtatores së Dëshmorit të Kombit, Arsim Zeqiri, në fshatin Hallaq i Madh, me rastin e 27-vjetorit të rënies së tij, raporton Gazeta Blic.

“Arsimin kam pasur fatin ta kem nxënës dhe ai ishte një nga më të dalluarit. Sot ndihem krenar që shtatorja e tij e ndriçon Hallaqin e Lipjanin sepse i gjithë Lipjani është krenar për dëshmorin Arsim Zeqiri, i cili në moshë shumë të re iu bashkua UÇK-së për të mbrojtur vendin dhe popullin tonë”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Sot kemi bërë homazhe dhe kemi vendosur buqetë me lule pranë shtatores së Dëshmorit të Kombit, Arsim Zeqiri, në fshatin Hallaq i Madh, me rastin e 27-vjetorit të rënies së tij.

Arsimin kam pasur fatin ta kem nxënës dhe ai ishte një nga më të dalluarit.

Sot ndihem krenar që shtatorja e tij e ndriçon Hallaqin e Lipjanin sepse i gjithë Lipjani është krenar për dëshmorin Arsim Zeqiri, i cili në moshë shumë të re iu bashkua UÇK-së për të mbrojtur vendin dhe popullin tonë.

Ne duhet të jemi krenarë që patëm djem si ai, ndërsa obligimi ynë mbetet të punojmë me ndershmëri për atdheun, sepse vetëm kështu i nderojmë të rënët tanë.

Lavdi!