Kryetari i Lipjanit njëherësh kandidat i LDK-së për zgjedhjet e 12 tetorit, Imri Ahmeti, ka qëndruar gjatë ditës së sotme në Dobrajë të Madhe.
Ahmeti tha se në Dobrajë kishte një atmosferë të jashtëzakonshme, përplot entuziazëm dhe përkrahje.
“Ky takim madhështor dëshmoi edhe një herë besimin e palëkundur që qytetarët kanë ndaj vizionit tonë. Dobraja tashmë gëzon infrastrukturë të nevojshme, rrugë moderne, stadium futbolli, dhe shumë shpejt do të ndërtohet edhe çerdhja” shkruan Ahmeti raporton “Gazeta Blic”.
Ai tha se mbështetja e fuqishme në Dobrajë nuk është rastësi dhe se është rezultat i modelit të tyre qeverisës, të qartë dhe të dëshmuar për qytetarët.
“Dobraja e Madhe mbetet bastioni ynë i pathyeshëm’ përfundon postimin Ahmeti.
Postimi i plotë:
Atmosferë triumfi në Dobrajë të Madhe, përkrahja masive vulos fitoren!
Sot, dita ishte për Dobrajën, dhe mbrëmja na gjeti sërish këtu, në një atmosferë të jashtëzakonshme, përplot entuziazëm dhe përkrahje.
Ky takim madhështor dëshmoi edhe një herë besimin e palëkundur që qytetarët kanë ndaj vizionit tonë. Dobraja tashmë gëzon infrastrukturë të nevojshme, rrugë moderne, stadium futbolli, dhe shumë shpejt do të ndërtohet edhe çerdhja.
Kjo mbështetje e fuqishme nuk është rastësi. Ajo është rezultat i modelit tonë qeverisës, të qartë dhe të dëshmuar për qytetarët. Prandaj, Dobraja e Madhe mbetet bastioni ynë i pathyeshëm.


