Bardh Ahmeti i PSD-së ka kritikuar ashpër ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ka folur për arsyen që Albin Kurti nuk po “heq” dorë nga propozimi që ajo të jetë kryeparlamentare.
Ahmeti për GazetaBlic theksoi se askush në VV s’ka ndonjë vlerësim për Haxhiun.
“Askush në VV nuk ka ndonjë vlerësim të veçantë për Albulena Haxhiun, sepse nuk është njohëse e fushës, edhe sa ka qenë ministre, janë nëntë ligje që nga Kushtetuesja kanë dalë antikushtetuese,” deklaroi Ahmeti.
Ai shtoi se roli i saj në qeveri lidhet më shumë me besnikërinë ndaj kryeministrit Kurti sesa me ndonjë ekspertizë juridike.
“Albulena Haxhiu i duhet Albin Kurtit, sepse është lojale ndaj tij dhe nuk përton të ketë përplasje me opozitën, shoqërinë civile apo Gjykatën Kushtetuese. Pra, Albulena nuk njihet për ekspertizë, por njihet për një lojalitet të plotë ndaj Albin Kurtit,” përfundoi Ahmeti për GazetaBlic.


