Lajme

Ahmeti: Anulimi i fluturimit nga ana e Borrellit i rrit shpresat për një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë

03/18/2023 21:43
nga:Arsim Buxhovi

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, e ka konfirmuar për emisionin në Debat Plus, anulimin e fluturimit nga ana e Përfaqësuesit të lartë i Bashkimit Evropian për Politiken Jashtme, Josep Borrell, për shkaka se ky takim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve.

“Mesa ne kemi informacion që zoti Borrell e ka anuluar fluturimin sepse ka pasur takim tepër të rëndësishme sipas informacioneve tona”, ka deklaruar Ahmeti.

Më tutje ai ka thënë se anulimi i fluturimit nga ana e Borreli i ka rritur shpresat për arritjen e një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Ohër.

“Dhe kjo na ka rritur pak më shumë shpresat, mase gjerat do të shkojnë në drejtimin e duhur, drejtë një epilogu të pranueshme për palët. Dhe një dakordësi. Sa do të zgjasin bisedimet nuk e dijë. Tani është e vështirë të paragjykohesh dhe të parashikosh, varet nga zhvillimet brenda palëve se sa afër janë po as larg janë i një marrëveshje”, ka thënë ai.

Ndërkohë ai për planin evropian ka thënë se në kompromise “nuk ka palë që fiton, por të dyja palët janë fitues dhe nuk ka humbës”.

Ahemti ka përfunduar duke thënë se ai asnjëherë nuk ka qenë i zhgënjyer nga SHBA-ja, BE-ja apo nga NATO.