Lajme

Ahmetaj: Nuk pres asgjë nga dialogu në këta muaj para zgjedhjeve

10/10/2024 23:39
nga:Mergim Rreci

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Mimoza Ahmetaj ka thënë se nuk pret ndonjë rezultat nga dialogu në Serbi, në këta muaj para zgjedhjeve në Kosovë.

Ajo thotë për këto vite nuk ka pasur ndonjë rezultat konkret dhe do të vazhdojë të jetë kështu.

“Nuk pres asgjë nga dialogu jemi në muajt e fundit para zgjedhjeve. Dialogu ashtu sic ka qenë steril do të vazhdojë të mbetet i tillë. Përderisa për këto vite gjithçka që kemi parë ka qenë menaxhim i krizave pa ndonjë rezultat konkret”, ka thënë Ahmetaj në emisionin “InfoNata” në Tëvë 1

Në Vjenë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe Miroslav Lajçak i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi të enjten kanë zhvilluar një takim.

Të dy vlerësuan se takimi ishte i dobishëm në përgatitjet për një takim të radhës ku do të diskutohej për zbatimin e marrëveshjeve.