Lajme

‘AGUUUUEROOO’! Si sot, 13 vite më parë, sulmuesi argjentinas shënonte golin historik të titullit në Premier League

05/13/2025 10:07
nga:Mergim Rreci

Si sot, 13 vite më parë , Manchester City fitoi titullin e Premier League me një gol fitoreje në minutën e fundit kundër QPR nga Sergio Aguero. 

Goli i Agueros ishte një prej momenteve më ikonike të Premier Leagues më 13 maj 2012, kur ai shënoi golin që shpalli Cityn kampion në rrethanat më dramatike, transmeton GazetaBlic Sport.

Duke pasur nevojë për një fitore kundër Queens Park Rangers për të vulosur titullin, skuadra e Roberto Mancinit dukej se e kishte humbur atë kur mysafirët kaluan në epërsi 2-1 me më shumë se 20 minuta të mbetura.

Kjo ishte përpara se City të prodhonte një kthesë mahnitëse të vonë për të fituar titullin, me Edin Dzeko që shënoi fillimisht me kokë golin e barazimit, përpara se Aguero të kthente në gol fituesin e hapit të fundit pak më shumë se një minutë më vonë.

Aguero me Cityn, ka zhvilluar 390 paraqitje, derisa ka shënuar 260 gola dhe ka kontribuar me 73 asistime.

/GazetaBlic Sport/