Lajme

Agusholli: Kritikat që u bënë ndaj Kosovës, nuk u fokusuan vetëm tek dinari por edhe në modelin e politikbërjes dhe vendimmarrjes

02/10/2024 21:10
nga:Sh R

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Gramos Agusholli, thotë se i mirëpresin kritikat nga vendet aleate që i’u bënë Kosovës, në senacën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Agusholli në një prononcim për Gazeta Blic, tha se kritikat që u bënë nuk u fokusuan vetëm në çështjen e dinarit, por edhe në modelin e politikëbërjes dhe vendimmarrjes.

Deputeti gjithashtu potencon se duhet të jemi më këmbëngulës në vendimet që i marrim.

“Ne e mirëpresim kritikën nga vendet aleate, megjithatë, kritikat nuk ishin të fokusuara vetëm në çështjen e dinarit, por gjithashtu në modelin tonë të vendimmarrjes dhe politikbërjes. Unë besoj se si shtet duhet të këmbngulim në vendimet tona dhe ( nese ka nevoje ) të ofrojmë edhe lehtësira edhe për serbët lokal, duke u dhënë atyre kohën e duhur për të përfituar nga faza e tranzicionit”, tha ai.

Ndërsa për kritikat që po bëhen ndaj Kosovës për çështjen e dinarit, Agusholli thotë se kjo është një nivel i lartë hipokrizie.

“Kur “golat ” e më shumë se 100 viteve të gjenocid përpiqen të paraqiten si autogola të Kosovës në një çështje si ajo e dinarit, kjo përmban një nivel të lartë hipokrizie”, përfundoi Agusholli për Gazeta Blic.

Thaçi i VV-së i përgjigjet Amerikës: Edhe ne në vendin tonë duam rend dhe ligj, ashtu siç kanë aleatët në shtetet e tyre përkatëse