Lajme

Agusholli i VV’së: Sesioni vjeshtor i Kuvendit do të jetë teatër protagonizmi për ata që me ngulm e dëshirojnë edhe një mandat

08/26/2024 13:28
nga:N K

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Gramoz Agusholli në një prononcim për Gazeta Blic, u deklarua rreth sesionit të ri vjeshtor të Kuvendit.

Ai sesionin vjeshtor të Kuvendit e quajti arenë shfaqjesh dhe teatër protagonizmi, për ata që dëshirojnë të sigurojnë sipas tij edhe një mandat si deputetë.

“Unë konsideroj që sesioni  vjeshtor i Kuvendit do të jetë një arenë shfaqjesh dhe teatër protagonizmi, veçanërisht për ata që me ngulm dëshirojnë të sigurojnë edhe një mandat si deputetë”, deklaroi ai.

Tutje ai tha se projektligjet ‘problematike’ nuk do të rikthehen për votim, sepse këto siç thotë ai, kërkojnë nivel të lartë konsensusi.

“Nuk besoj që projektligjet problematike do të rikthehen për votim ose diskutim. Këto çështje zakonisht kërkojnë një nivel të lartë konsensusi, të cilin është vështirë ta arrihet në prag të zgjedhjeve”, tha ai.

Agusholli tha se kuorum ka pasur gjithmonë dhe se shpreson që nuk do të sulmohen në të ardhmen ata që votimin ose mosvotimin e ndonjë projektligji e kanë parim e bindje.

“Kuorum ka pasur gjithmonë, përveç në një rast të veçantë. Megjithatë, shpresoj që ne të ardhmen nuk do të sulmohen ata që votimin ose mosvotimin e ndonjë projektligji e kanë parim e bindje”, përfundoi deputeti i LVV, Gramoz Agusholli.

/GazetaBlic/