Lajme

Agusholli: Edhe pse ka pasur individë të akuzuar për krim dhe korrupsion, kjo nuk e bën të gjithë qeverisjen korruptive

03/06/2024 10:54
nga:Sh R

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Gramos Agusholli, ka reaguar pas akuzave të PDK-së se Qeveria Kurti është e përfshirë në afera korruptive. 

Agusholli në një prononcim për Gazeta Blic, tha se nuk është e drejtë që të akuzohet qeveria për qeverisje korruptive.

“Sa i përket qeverisjes korruptive, nuk është e drejtë të akuzohet qeveria për këtë problem. Organizatat ndërkombëtare dhe raportet e progresit europian kanë vlerësuar Kosovën pozitivisht në tre vitet e fundit në aspektin e qeverisjes”, tha Agusholli.

Tutje ai thotë se edhe pse ka pasur individë të akuzuar për krim dhe korrupsion, por shton ai, kjo nuk e bënë të gjithë qeverisjen korruptive.

“Megjithatë, kjo nuk do të thotë se problemi është zgjidhur plotësisht. Qëndrimi në pushtet dhe mbledhja e shumë votave mund të sjellë njerëz që lidhen me pushtetin, e cila mund të bëjë menaxhimin e situaten më të vështirë. Edhe pse ka pasur individë të akuzuar për krime dhe korrupsion, kjo nuk e bën të gjithë qeverisjen korruptive”, u shpreh ai.

Agusholli thekson se është e rëndësishme që të punohet kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në mënyrë që të shtohet transparenca në qeverisje.

“Është e rëndësishme të vazhdojmë të punojmë për të përmirësuar situatën, duke luftuar kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe duke shtuar transparencën dhe llogaridhënien në qeverisje” përfundoi ai për Gazeta Blic.

 

Thaçi i VV-së i reagon Blerta Deliut: Është qesharake kur e dëgjon PDK-në duke fol për korrupsion, nuk ia vlen me u merr me deklarata të tilla

 

Deliu-Kodra: Arrestimi i Hasan Krasniqit dhe zyrtarëve tjerë të pushtetit, dëshmojnë për një qeverisje tri vjeçare korruptive