Sporti

Aguero-s i shfaqen problemet me zemër gjatë ‘livestream-it’ në Twitch

03/30/2023 13:34
nga:E K

Sergio Aguero u detyrua të tërhiqej nga futbolli për shkak të një aritmie në zemër.

Një problem që e “befasoi” gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë: Kun papritmas pushoi së foluri, duke e shqetësuar Ibai Llanos që ndodhej pranë tij, përcjell GazetaBlic Sport.

“Mendoj se kisha një aritmi të lehtë”, tha argjentinasi, i cili më pas siguroi: “Po e mbaj nën kontroll, kam një çip që më ndihmon ta zbuloj duke dërguar një sinjal”, kur shoku i tij e pyeti nëse ishte ky rasti për të thirrur një mjek.

/GazetaBlic Sport/