Ish-futbollisti argjentinas Sergio ‘Kun’ Agüero është shprehur se “është shumë e vështirë për vendet e tjera të luajnë kundër Albiceleste”. E bëri këtë në një intervistë dhënë FIFA-s, në kuadrin e afrimit të Kupës së Botës “Katar 2022”.
Kushdo që kishte veshur fanellat e Independientes argjentinase, spanjollëve të Atlético Madridit dhe Manchester City anglez, që luajti tre Botërorë (Afrika e Jugut 2010, Brazili 2014 dhe Rusia 2018) me kombëtaren e tij, kujton se kur ishte fëmijë, ai zbuloi se kombëtarja e Argjentinës “ka qenë gjithmonë ndër favoritet për të fituar”:
“Me kalimin e Kupave të Botës kuptova se Argjentina ishte gjithmonë aty, ndër skuadrat favorite për titullin. Për mendimin tim është shumë e vështirë për vendet e tjera të luajnë kundër Argjentinës”.
Përveç kësaj, ai përmendi se pasioni për futbollin në vendin e tij është aq i madh sa “edhe shkollat i pezullojnë mësimet e tyre”. Po ashtu nënvizoi: “Edhe pse si fëmijë nuk kuptoja shumë, isha i vetëdijshëm se kur niste një Botëror, i gjithë vendi ndalonte.
Në varësi të kohës së ndeshjes, shkollat vendosin ekrane në mënyrë që djemtë të mund të shikojnë Kupën e Botës. Pra, që nga fëmijët, vendi im tregon pasionin e tij”. Agüero kujton se Kupa e Botës e parë që përjetoi ishte në klasën e 5-të ose 6-të. Në fakt, ka të ngjarë të jetë Botërori i SHBA më 1994, pasi ka lindur në vitin 1988.
Kur u pyet për përvojën e tij si lojtar në tri Kupa Bote, ai u shpreh: “Është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë një futbollisti, pasi të gjithë fëmijët ëndërrojnë të shkojnë në një Botëror, por jo të gjithë e kanë mundësinë”.
Ai foli për përgjegjësinë e futbollistëve dhe tifozëve për të promovuar “respektin për kulturat e tjera”, duke aluduar mosmarrëveshjet e Botërorit të ardhshëm në tokën e Katarit, siç ndodhi tashmë me atë të vitit 2010 në Afrikën e Jugut, i pari në tokën afrikane: “Unë mendoj se bëjmë përparim me çdo Botëror. Sigurisht, është e pamundur të arrish perfeksionin, por pak nga pak njerëzit fillojnë të kuptojnë se si janë kulturat e ndryshme dhe se duhet t’i respektojmë të gjitha”.
Kupa e Botës në Katar është gati të startojë, do të zhvillohet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor. Në të, kombëtarja Albiceleste e drejtuar nga Lionel Scaloni është e inkuadruar në grupin C, në të cilin do të përballet me Arabinë Saudite më 22 dhjetor, me Meksikën më 26 nëntor dhe me Poloninë më 30 dhjetor./noa


