Liga e Kampionëve rikthehet sonte me ndeshjet e para të fazës së Play-Off-it.
Elita e futbollit evropian tashmë ka hyrë në fazën e ‘nxehtë’.
Manchester City-Real Madrid ndeshje kjo që luhet ‘Etihad Stadium’ padyshim se është kryendeshja e këtij rrethi të garave në ligën më të fortë në Evropë.
Përvalljet e dy gjigandëve evropianë kanë qenë shumë interesante ndër vite dhe ashtu pritet të jenë edhe sot, por që angelzët kanë epitetin e favoritit.
Ish sulmuesi i Manchester Cityt, Kun Aguero ka deklaruar se Real Madridi nuk mund të fitojë në asnjë mënyrë sonte.
“Real Madrid nuk mund ta mposhtë Manchester Cityn sonte, është e pamundur”, ka thënë Aguero.
/GazetaBlic Sport/


