Largimi i Messit në PSG e ka shokuar Sergio Agueron.
Kjo gjë u tha nga ai vetë në një intervistë me radio RAC1, i cili, duke mbërritur në Barça nga Manchester City, ishte i bindur se do të shkëlqente me të së bashku në fushë, përcjell GazetaBlic Sport.
Aguero thotë se ai tashmë ka folur me Messin për situatën, por pa hyrë më tej në këtë çështje: “Ne folëm me Messin më herët. Largimi i tij më ka shokuar, megjithatë unë jam këtu për ta shijuar momentin. Uroj që gjithçka të shkojë mirë për të”, tha Aguero.



