Sporti

Aguero ‘ia sheh hajrin’ Manchester Cityt, fiton 20 mijë euro në bastore

02/16/2023 11:25
nga:E K

Fitorja e Manchester Cityt dje ndaj Arsenalit gëzoi pa masë një nga ish lojtarët e Citizens, Kun Aguero.

Ish sulmuesi argjentinas, vuri një bast të madh prej 8 mijë dollarësh në fitoren e ish skuadrës së tij kundër rivalit direkt për titull, Arsenal, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky bast bëri që argjentinasi të fitoi rreth 20 mijë dollarë pasi Manchester City fitoi me rikthim 1-3 ndeshjen e djeshme duke marrë kreun e tabelës së Premierligës.

/GazetaBlic Sport/