Lajme

Agronomi kosovar: As Rikallo nuk i ndali subvencionet, qeveria Kurti po!

06/29/2021 21:02
nga:M K

Bujqit kosovarë vazhdojnë të kenë ankesa për qeverinë Kurti, respektivisht ministrinë e bujqësisë.

Kjo pasi, sipas tyre, deri më tani nuk kanë janë ekzekutuar pagesat e dyta nga viti i kaluar, ndërsa nuk presin që këtë vit të ketë subvencione, pasi e kanë të pamundur t’i kryejnë procedurat, përcjell GazetaBlic.

Njëri nga ta, Armend Krasniqi, shpalosi detaje rreth pritjes dhe mospagesave, kurse shtoi se as ministri Rikallo nuk i kishte ndalur subvencionet, kurse ministria aktuale po, teksa numëron disa nga arsyet pse mund të ketë ndodhur kjo.

“Një pjesë e subvencioneve të vitit të kaluar, akoma nuk janë ekzekutuar. Ndërsa këtë vit, akoma nuk ka thirrje për subvencione, çka nënkuptin se nuk do të ketë subvencione për fermerët. Do të thotë, kjo qeveri po e ndalon një traditë disavjeçare e cila u ka ndihmuar vazhdimit bujqve. Pse po ndodhë kjo, nuk e di, ose nuk kanë njohuri, ose nuk kanë guxim, ose nuk dinë çka me bë.

Ironia këtu është se edhe ish-ministri Rikallo i ka lëshu çdo vit. Këtë vit nuk ka shansa me bë thirrje, sepse në momentin që vjen inspektori kultura duhet me qenë ekzistuese në parcella. Do të thotë, nëse korret gruri, atëherë inspektori nuk guxon me pranu kulturën si të mbjellur. Se merr kohë sot me bë thirrjen për bujqit, krejt ky proces i merr 3-4 muaj kohë. I bie që subvencionimi tash nuk mund të kryhet, se kryhet gati krejt sezona”, përfundoi Krasniqi.

/GazetaBlic/