Kandidati i AAK-së për kryetar të Junikut, Agron Kuçi, ka zhvilluar një takim me Kryesinë dhe anëtarët e Aleancës në këtë degë.
Kuçi thekson se ‘energjia që po përhapet, uniteti që ndjehet dhe vendosmëria që shihet në çdo fytyrë janë dëshmi e qartë se rruga jonë është vetëm ajo e fitores’.
“Aleanca nuk është thjesht parti, është frymë, është familje, është garancia e së ardhmes së Junikut!Ndërsa ne ecim me vizion, ide dhe bashkim të palëkundur, kundërshtarët merren me improvizime, me premtime boshe dhe me lojëra të vjetra politike. Koha e tyre ka përfunduar, qytetarët tashmë e dinë kush udhëheq garën dhe kush ka mbetur pas!Juniku ka folur qartë, Aleanca është e tashmja, Aleanca është e ardhmja, Aleanca është fitorja” u tha në takim.
Fjala e plotë:
Një takim i jashtëzakonshëm me kryesinë dhe anëtarët e Aleancës në Junik!
Energjia që po përhapet, uniteti që ndjehet dhe vendosmëria që shihet në çdo fytyrë janë dëshmi e qartë se rruga jonë është vetëm ajo e fitores.
Aleanca nuk është thjesht parti, është frymë, është familje, është garancia e së ardhmes së Junikut!
Ndërsa ne ecim me vizion, ide dhe bashkim të palëkundur, kundërshtarët merren me improvizime, me premtime boshe dhe me lojëra të vjetra politike. Koha e tyre ka përfunduar, qytetarët tashmë e dinë kush udhëheq garën dhe kush ka mbetur pas!
Juniku ka folur qartë, Aleanca është e tashmja, Aleanca është e ardhmja, Aleanca është fitorja!
Agron Kuçi 174
#FrymaEFitores #AleancaNëJunik #BashkëPërFitore



