Agron Kuçi, kandidat i AAK-së për komunën e Junikut, në një postim të fundit në Facebook, ka shkruar se fuqia e Aleancës në Junik u dëshmua më tubim madhështor.
Kuçi shkruan se këtë tubim e ka bërë akoma më madhështor prezenca dhe përkrahja e kampionit botëror të boksit, Haxhi Krasniqi.
“Me entuziazëm dhe besim te madh për fitore, përmes këtij tubimi masovik Juniku i dha mbështetje të madhe Agron Kuçit, duke rikonfirmuar edhe këtë herë se fitorja e Aleancës është e pakontestueshme që në raundin e parë. Fitorja e madhe u vërtetua dhe konfirmua sonte, faleminderit nga zemra Juniku jonë i dashu”, shkruan Kuçi.
Postimi i tij i plotë:


