Sporti

Agron Kolaj i qëndron besnik Prishtinës, pritet rinovimi i kontratës edhe për dy vite

05/26/2025 23:44
nga:Lorik J

Agron Kolaj pritet të mbetet pjesë e FC Prishtinës të paktën edhe për dy sezone.

Siç mëson “GazetaBlic Sport”, gardiani i talentuar i ekipit kryeqytetas do mbetet pjesë e ekipit të Arsim Thaqit.

Palët kanë arritur marrëveshje edhe për dy edicionet e ardhshme.

Kolaj ka bërë disa paraqitje të mira këtë sezon, me ç’rast edhe është shpërblyer me rinovimin e kontratës.

Kujtojmë se FC Prishtina do të luajë në kualifikueset e Europa League këtë edicion, pasi fitoi Kupën e Kosovës në futboll.

/GazetaBlic Sport