Zgjedhjet Lokale

Agron Avdijaj: Një nga zotimet tona është rivitalizimi i sistemit të ujitjes

10/15/2021 15:58
nga:Y I

Kandidati i VV-së për kryetar të Istogut, Agron Avdijaj, tha në “Intervistën e Javës” në Gazeta Blic se një ndër problemet e komunës së Istogut është ujitja e tokave.

Avdijaj tha se një nga zotimet e tij është që bëhen investime në rivitalizimin e sistemit të ujitjes në një anë dhe zgjerimin dhe rrijten e investimeve për hapësirat ku nuk ka shtrirje rrjeti i ujitjes.

“Duke u nisur nga fakti i potencialit që bujqësia ëstë njëri prej këtyre potencialeve, ne kemi trashëguar një sistem të ujitjes së tokave që nga koha e paraluftës por që fatkeqësisht nuk është funksional tani. Ne në komunën tonë kemi shumë problem me ujitjen e tokave. Njëri prej zotimeve kryesore është që të bëhen investime në rivitalizimin e sistemit të ujitjes në një anë dhe zgjerimin dhe rrijten e investimeve për hapësiart ku nuk ka shtrirje rrjeti i ujitjes. Sepse pa ujitjen e tokave bujqësore ne nuk mund të pretendojmë që të kemi një bujqësi të zhvilluar , Pastaj në kuadër të bujqësisë është çështja e subvencionimit të sektorëve të ndryshëm të bujqësisë siç janë sektori i blegtorisë, sektori i pemëve dhe perimeve, sektori i bimëve mjekuese aromatike, ne do të bëjmë hapa konkretë në subvencionim e këtyre sektorëve në mënyrë që të kemi një zhvillim më të hovshëm të bujqësisë. Turizimi po ashtu është një sektor shumë i rëndësishëm, me një potencial të jashtëzakonshë. Do të intervenohet në krijimin e shtigjeve për ecje për rekreacion, pastaj në bjeshkëto tona duhet të krijohen disa bujtina dhe përkrahen fermerët të cilët aktualisht veprojnë në atë pjesë në mënyrë që të zhvillohet dhe agroturizmi. Pra ne mendojmë ti shfrytëzojmë këto potencile për zhvillim të komunës tonë” tha Avdijaj në “Intervistën e Javës”Gazeta Blic.