Lajme

Agresori, në rrjetet sociale: Kam marrë hak për myslimanët, gati të takoj Zotin!

10/16/2023 23:54
nga:L J

Agjencitë e zbatimit të ligjit, të cituara nga media belge, raportojnë se të shtënat u dëgjuan rreth orës 19:15 dhe asnjë i dyshuar nuk është arrestuar për momentin.

Në disa imazhe amatore shihet një burrë i veshur me një xhaketë portokalli fluoreshente dhe një helmetë të bardhë, me një armë lufte në dorë, duke hipur në një skuter dhe duke ikur nga vendi i të shtënave.

“Unë jam Abdeslam Jilani, kam marrë hak për myslimanët. Unë kam vrarë tre suedezë tani. Ju jetoni për fenë dhe vdisni për fenë. Unë jam gati të takoj Zotin i lumtur dhe i qetë”.

Ky është mesazhi i publikuar me anë të një video në rrjetet sociale nga sulmuesi i dyshuar në qendër të Brukselit.

Belgjika e ka ngritur nivelin e alarmit në maksimum, për shkak të një kërcënimi terrorist “serioz dhe të pashmangshëm”, raportohet nga media belge “La Libre”.