Lajme

“Agoni u vra nga ata që duhej ta mbronin”, nis protesta në Lipjan për rastin e 27 vjeçarit Agon Zejnullahu

07/12/2025 11:24
nga:Sh R

Në qytetin e Lipjanit sot po mbahet një protestë për rastin tragjik të vdekjes së 27 vjeçarit, Agon Zejnullahu, i cili vdiq tragjikisht në duart e pesë policëve të Kosovës derisa po tentonin ta arrestonin.

Në protestë po marrin pjesë edhe familjarët e Agon Zejnullahut.

Ata bashkë me disa qytetarë të tjera janë mbledhur para objektit të Komunës së Lipjanit, për të lëvizur pastaj në drejtim të stacionit të Policisë në këtë qytet.