Analisti politik, Agon Maliqi ka vazhduar me akuza ndaj Qeverisë Kurti, raporton Gazeta Blic.
Ai konsideron se “me këtë qasje veriu u kthye në gjendjen e para pavarësisë”.
Postimi i plotë:
Të dashtun kaubojë dhe komandanta të tastaturës: reagimet mbështetëse prej perëndimit filluan të vijnë pikërisht sepse Kosova – pasi e futi veten në rrugë qorre në veri me kaubojllëk adoleshent – filloi t’i kthehet kursit konstruktiv.
Tash mundësisht me vazhdu kështu me bashkërendim dhe me ia drejtu presionin perëndimor Vuçiqit dhe me ia ekspozu atij lojën sabotuese.
E jo me u ndërsy si pula pa krye pa i mendu pasojat dhe hapat vijues – me këtë qasje veriu u kthye në gjendjen e para pavarësisë.
Nuk ekziston as edhe një gjë të cilën Kosova mund ta fitojë me kaubojllëk sovranist e që s’mund ta fitojë me negociata politike nën ombrellën e perëndimit.


