Vdekja e dizenjatorit të njohur Festim Isufi ka tronditur jashtëzakonisht publikun dhe shoqërinë e tij.
Në një postim në Instagram, mikja e tij Agnesa Vuthaj ka ndarë një mesazh lamtumire për të, duke thënë se do ta kujtojë gjithmonë për forcën e heshtur, shpirtin krijues dhe butësinë me të cilën ka jetuar. Ajo shtoi se trashëgimia e tij do të jetojë gjatë në çdo kujtim dhe çdo vepër.