Lajme

AGK: Tejet të shqetësuar për sigurinë e kolegëve që po raportojnë nga veriu i vendit

12/19/2022 14:39
nga:N M

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar ashpër sulmin ndaj ekipit të Klan Kosova në Veri të vendit ku grup me maska sulmuan ekipin e këtij televizioni, raporton Gazeta Blic.

“AGK është tejet e shqetësuar për sigurinë e kolegëve që po raportojnë nga veriu i vendit. Ekipi i Klan Kosovës, i përbërë nga gazetari Haris Ademi, kameramani Agon Bejtullahu dhe shoferi Elsad Sinani, është sulmuar sot, përderisa po raportonin afër barrikadave të vendosura në fshatin Çabër të Zubin Potokut. Sulmuesit në drejtim të ekipit kanë hedhur gurë, si dhe i kanë fyer e sharë”, thuhet në reagim.

Sipas AGK-së ky është sulmi i tretë në drejtim të kolegëve, kështu duke rënduar dhe rrezikuar sigurinë e tyre përgjatë raportimeve.

“AGK-ja, sërish bënë thirrje tek organet kompetente që të marrin masa për të siguruar gazetarët, njëherësh kërkojmë që të lejohen të bëjnë punën e tyre pa u penguar”, thuhet më tutje.

Gjendja në Veri, kryediplomati grek nesër në Kosovë