Asociacioni i Gazetarёve tё Kosovёs ka reaguar ndaj kërcënimit të gazetari Diamant Bajra.
AKG përmes një komunikate ka thënë se kërkon veprim të shpejtë të organeve të rendit pas kërcënimeve, në mënyrë që kryerësit e këtij veprimi të dalin para drejtësisë, si dhe gazetarëve tu mundësohet ushtrimi i papenguar i profesionit.
“AGK-ja e dënon këtë sulm dhe fton organet e rendit ta trajtojnë me prioritet rastin, në mënyrë që kryerësit e këtij veprimi të dalin para drejtësisë, si dhe gazetarëve tu mundësohet ushtrimi i papenguar i profesionit”, thuhet në komunikate.
Komunikata e plotë e AGK-së:
AGK kërkon veprim të shpejtë të organeve të rendit pas kërcënimeve ndaj gazetarit Diamant Bajra
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim ka pranuar njoftimin për kanosjen ndaj gazetarit, Diamant Bajra.
Në njoftimin drejtuar AGK-së, thuhet se Bajra ka pranuar mesazhe kërcënuese pas emisionit të tij të fundit ku kishte trajtuar qarkullimin e parave të falsifikuara.
“Pas transmetimit të emisionit “Falsifikimi që rrezikon Kosovën” në televizionin “Kanal10”, Bajra ka publikuar në profilin e tij në “TikTok” një pjesë të shkëputur nga emisioni, ku edhe ka pranuar një mesazh kërcënues nga një profil i rremë ku shkruan se – “A e menon qe tdel njk ta kerset automat edhe se din askush”. Lidhur me këtë çështje është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët tashmë ka hapur një rast hetimi të cilësuar si kanosje ndaj gazetarit”, thuhet në njoftimin e Gazetës Blic, ku Bajra është redaktor. AGK-ja e dënon këtë sulm dhe fton organet e rendit ta trajtojnë me prioritet rastin, në mënyrë që kryerësit e këtij veprimi të dalin para drejtësisë, si dhe gazetarëve tu mundësohet ushtrimi i papenguar i profesionit.
Redaktori i portalit GazetaBlic i cili njëherit është edhe autor i emisionit “Expose” Diamant Bajra, ka pranuar mesazhe kërcënuese lidhur me emisionin e fundit ku është trajtuar qarkullimi i parave të falsifikuara dhe shitja e tyre përmes rrjetit social “TikTok”.
Pas transmetimit të emisionit “Falsifikimi që rrezikon Kosovën” në televizionin “Kanal10”, Bajra ka publikuar në profilin e tij në “TikTok” një pjesë të shkëputur nga emisioni, ku edhe ka pranuar një mesazh kërcënues nga një profil i rremë ku shkruan se – “A e menon qe tdel njk ta kerset automat edhe se din as kush”
Lidhur me këtë çështje është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët tashmë ka hapur një rast hetimi të cilësuar si kanosje ndaj gazetarit Diamant Bajra.
Ky nuk është rasti i parë kur gazetari Diamant Bajra dhe ekipi i Gazeta Blic janë cak të kërcënimeve dhe sulmeve, por pavarësisht kësaj Gazeta Blic por as redaktori nuk do të tërhiqen e as frikësohen nga kushdo që ka për qëllim pengimin në kryerjen e detyrave tona.


