Lajme

AGK ndan sot Çmimet Vjetore për Gazetari 2021

12/23/2021 07:50
nga:M K

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë mbajnë sot ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Vjetore për Gazetari 2021.

Kjo ngjarje është paraparë të zhvillohet nga ora 15.00.

Në Çmimet Vjetore për Gazetari 2021, për katër kategoritë konkurruese si:

Gazetari i vitit / Gazetarja e vitit, TV Storja më e mirë e vitit, Web Storja më e mirë e vitit dhe Kameramani/ja më i/e mirë i vitit, AGK-ja ka pranuar gjithsej 55 aplikime.