Lajme

AGK me telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit, Fisnik Vejsa!

06/21/2024 14:18
nga:Y I

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, me dhimbje të madhe ka pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit Fisnik Vejsa.

Vejsa për shumë vjet ishte pjesë e televizionit Tribuna, autor i emisionit “Fauna Jonë” në KTV, si dhe producent i disa prodhimeve mediatike të njohura në vend, si seriali “O sa mirë” i transmetuar në Klan Kosova.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit Vejsa.