Sporti

AGK-ja i bën thirrje FFK-së të organizojë Kuvend të hapur për mediet dhe transparent

01/26/2023 22:54
nga:Lorik J

Asosacioni i Gazetarëve të Kosovës para pak minutave ka bërë thirrje Federatës së Futbollit të Kosovës që nesër Kuvendin e Jashtëzakonshëm ta organizojë të hapur edhe për mediat.

Deri tash asnjë informacion nuk është dhënë nga FFK’ja në lidhje me organizimin e Kuvendit, shkruan GazetaBlic Sport.

AGK kërkon nga FFK’ja që të krijojë kushtet për gazetarë që ata të raportojnë nga vendi i ngjarjes.

Ja njoftimi i AGK’së:

“AGK-ja i bën thirrje FFK-së të organizojë Kuvend të hapur për mediet dhe transparent

Pak orë para mbajtjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm të FFK-së, gazetarët dhe mediet në Kosovë nuk e kanë asnjë informacion për vendin dhe orën e kësaj ngjarjeje.

AGK-ja, i bën thirrje Federatës së Futbollit të Kosovës që të organizojë Kuvend të hapur dhe transparent, në mënyrë që opinioni të jetë i informuar për vendimet e rëndësishme që do të merren në këtë Kuvend. Kjo bëhet akoma më e rëndësishme në kohën kur shtëpia më e madhe e futbollit në vend nuk e ka përfunduar ende procesin e licencimit. Në cilëndo rrethanë, FFK-ja, duhet të krijojë kushtet e nevojshme për raportimin profesional të medieve”, thuhet në njoftim.

/GazetaBlic Sport