Lajme

AGK-ja fton gazetarët dhe mediat ta respektojnë ‘Kodin e Etikës’

02/04/2022 16:00
nga:Y I

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka ftuar gazetarët dhe mediat të respektojnë ‘Kodin e Etikës’, raporton Gazeta Blic.

“Duke marrë shkas nga një raportim joprofesional dhe joetik në disa media sot, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës edhe njëherë u kujton kolegëve gazetarë dhe punëtorëve të tjerë medialë rëndësinë për t’iu përmbajtur Kodit Etik të Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Kodit Etik për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës” thuhet në reagimin e AGK-së.

Në reagimin e tyre thuhet se roli i medias në demokracinë e re të Kosovës është esencial për ofrimin e informatave kredibile dhe të paanshme për qytetarët e vendit, në interes të publikut.

Kryeministri Kurti dhe Ministri Latifi mbajnë konferencë për media