Lajme

AGK-ja dënon gjuhën denigruese të Drejtorit të Financave të Telekomit, Feim Kelmendi ndaj gazetarëve

07/11/2023 11:57
nga:Mergim Rreci

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon gjuhën dhe etiketimet që ka përdorur Drejtori i Financave të Telekomit, Feim Kelmendi ndaj gazetarëve të Front Online, raporton GazetaBlic.

Drejtori Financiar i ndërmarrjejes publike ka fyer rëndë gazetarët duke përdorur edhe etiketime të papranueshme si “Moti ju kam thane qe: S’ka bir nene e as bire k**ve qe gjene skandale ne Telekom”.

Po ashtu ka fyer edhe në profilin personal të Kryeredaktorit të Front Online, Lavdim Hamidi.