Lajme

AGK i reagon mbrojtjes së kryeministrit për pengimin e gazetares Blerta Dalloshi

12/29/2023 11:09
nga:Sh R

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ndaj pjesëtarit të mbrojtjes së afërt të kryeministrit Albin Kurti, i cili e ka penguar gazetaren Blerta Dalloshi gjatë raportimit, raporton teve1.info

Përmes një reagimi publik, AGK ka shkruar se lidhur me këtë pengim ndaj gazetares ka reaguar Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor-Safe Jurnalists.

“?Për pengimin e gazetares Blerta Dalloshi Berisha nga mbrojtja e afërt e Kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar edhe Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor, Safe Journalists – anëtare e së cilës është edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK. ⤵️”, thuhet në reagimin e AGK-së.