Asociacioni i gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj gjuhës së këshilltarit të presidentes, Blerim Velës, ndaj mediave.
Sipas AGK-së, kjo gjuhë është e papranueshme, teksa ka konfirmuar se kjo nuk është hera e parë që Vela përdorë një gjuhë denigruese duke i etiketuar si “të ish-regjimit Pronto”, përcjell GazetaBlic.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka ndjekur me shqetësim sulmet e vazhdueshme ndaj mediave që vijnë zyra e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Këshilltari i saj, Blerim Vela disa herë ka përdorur gjuhë dengiruese duke i etiketuar mediat si “të ish-regjimit Pronto”.
AGK konsideron se kjo gjuhë është linçuese dhe që shërben për përhapjen e urrejtes dhe sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë.
Duke ardhur nga zyra më e lartë e shtetit, këto veprime të zotit Vela ndikojnë në frikësimin e gazetarëve dhe krijimin e një ambienti të pasigurtë për punën e tyre.
AGK-ja e fton Presidenten Osmani që të distancohet dhe të përkujdeset që sulme të tilla të mos përsëriten nga zyra e saj.
/GazetaBlic/