Lajme

AGK: Gazetarët kosovarë vazhdojnë të mbesin të rrezikuar në veri

10/13/2021 15:50
nga:Y I

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se gazetarët kosovarë vazhdojnë të mbeten të rrezikuar në veri, raporton Gazeta Blic.

AGK ka njoftuar se gazetarët po sulmohen vazhdimisht nga protestuesit lokalë që po gjuajnë me sende të ndryshme.

“Ftojmë edhe njëherë autoritetet relevante të sigurisë që të mundësojnë raportimin dhe kryerjen e punës nga ana e gazetarëve në një ambient të sigurt” thuhet në reagimin e AGK-së.