Sporti

Agjentja e Haaland: Jam e sigurt se ai vlen 1 miliard euro

02/19/2023 14:10
nga:E K

Agjentja e Erling Haaland, Rafaela Pimenta, ka bërë një deklaratë interesante rreth sulmuesit norvegjez.

Pimenta ka deklaruar që Haaland tani vlen 1 miliard euro, përcjell GazetaBlic Sport.

Erling Haaland tani vlen 1 miliard euro. E kam seriozisht, jam e sigurt për vlerat që ka ai si lojtar“, tha ajo për Telefoot.

Kjo nuk është hera e parë që Pimenta bën një deklaratë të tillë.

Kujtojmë që disa muaj më parë ajo kishte deklaruar që Haaland së shpejti do të kapte vlerën e 1 miliard eurove, kurse duket se tani ajo është e bindur që norvegjezi vlen aq.