Alejandro Camano, agjenti i Lautaro Martinez, foli për Radio Kiss Kiss ku foli për negociatat me Interin për rinovimin e kontratës së klientit të tij.
Ai tha se klubi dhe lojtari janë në diskutime dhe marrëveshja duket afër, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ai është shumë i lumtur në Itali. Atij i pëlqen shumë futbolli italian. Prej disa kohësh ne po diskutojmë për rinovimin me klubin dhe jam vërtet i sigurt sepse mendoj se rruga që kemi marrë është pikërisht ajo e duhur”, tha fillimisht Camano.
“Serie A është një kampionat i rëndësishëm dhe i ndryshëm në krahasim me atë të disa sezoneve më parë. Lautaro është shumë i lumtur të luajë me lojtarë të mëdhenj si Dzeko dhe Correa. Ata janë një treshe e tmerrshme për mbrojtjet kundërshtare”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


