Sporti

Agjenti i Lautaros e bën të qartë, argjentinasi do të vazhdojë me Interin

08/16/2021 20:16
nga:E K

Lautaro Martinez beson në projektin e Interit.

Qëndrimin e lojtarit e ka bërë të ditur agjenti i tij, Alejandro Camano, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas raportimeve në lidhje me një largim të mundshëm të argjentinasit në drejtim të klubeve angleze, agjenti i lojtarit e ka bërë të qartë se klienti i tij do të vazhdojë qëndrimin te kampioni i Italisë.

“Një takim me Interin është caktuar për të mërkurën. Lautaro dëshiron të qëndrojë në Inter, beson në projekt dhe synon të fitojë një titull tjetër. Ne do të bëjmë gjithçka për të qëndruar”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/