Sporti

Agjenti i Kvaratskhelia për lojtarin e tij: Ai kurrë nuk do të luajë në Arabi, as për 1 miliardë euro!

01/09/2024 17:43
nga:Lorik J

Mamuka Jugeli, agjenti i Khvicha Kvaratskhelia, ka dhënë një intervistë për Sport1 Georgia, duke folur për të ardhmen e klientit të tij.

“Khvicha nuk do të pranonte një transferim në Arabi edhe nëse do t’i ofronin një miliardë euro. Ai ndoshta do të pranonte të luante për Real Madridin, Bayern Munich, Barcelonën ose Manchester Cityn. Ai ka vullnete dhe qëllime të ndryshme: ai dëshiron të të jetë i suksesshëm dhe ai tashmë po e arrin atë”, tha Jugeli.

Jugeli sheh një të ardhme të ndritshme për Kvaratskhelia.

“Ata që e dinë futbollin do të pajtohen me mua që Kvaratskhelia nuk ka kufij dhe mund të përmirësohet. Kam pasur kontakte me shumë klube, por “A do ta lërë De Laurentiis të shkojë? Për momentin ka një kontratë me klubin”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport