Një oficer i Imigracionit dhe Doganave (ICE) ka qëlluar një burrë në këmbë në qytetin e Minneapolis, ku një agjent i ICE qëlloi për vdekje një grua javën e kaluar.
Në një deklaratë, Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) tha se oficerët federalë fillimisht e ndoqën burrin në një ndjekje me makinë sepse ai ishte ilegalisht në SHBA nga Venezuela, raporton BBC.
Tensionet mbi zbatimin e ligjit të imigracionit kanë qenë të larta në qytet që nga të shtënat fatale të 37-vjeçares Renee Nicole Good nga një agjent i ICE më 7 janar.
Vdekja e Good ka shkaktuar protesta në Minneapolis, të cilat janë përhapur edhe në shumë qytete të tjera të ShBA-së.
Shefi i policisë së qytetit, Brian O’Hara, tha se të shtënat e fundit shkaktuan përleshje të reja midis demonstruesve dhe forcave të rendit, duke shtuar se oficerët e tij u goditën nga fishekzjarrët, akulli dhe topat e borës.


