Barcelona dëshiron të shesë Ousmane Dembele menjëherë, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor.
Siç raporton gazeta Sport, agjenti i lojtarit, Moussa Sissoko ka arritur në Kataluni sot dhe në orët në vijim do të takohet me drejtuesit e Blaugranas për të negociuar lamtumirën e futbollistit, përcjell GazetaBlic Sport.
Paris Saint-Germain, Chelsea dhe Tottenham prej kohësh kanë shprehur interesimin për lojtarin, i cili nuk do të rinovojë kontratën me Barçën.
Ditët e ardhshme do të jenë deçizive për të ardhmen e francezit.
/GazetaBlic Sport


