Sporti

Agjenti i Chiellinit: Giorgio më fliste gjithmonë mirë për Cristianon

11/04/2021 11:46
nga:Mergim Rreci

Cristiano Ronaldo tashmë e ka mbyllur kapitullin e Juventusit, por emri i tij vazhdon të përflitet në Torino.

Tani ishte Davide Lippi, agjenti i mbrojtësit Giorgio Chiellini, duke folur për portugezin.

“Giorgio më fliste gjithmonë mirë për Cristianon, si një atlet i çmendur, i vëmendshëm ndaj çdo detaji, për përgatitjen e tij atletike, trupin dhe kokën. Në mendjen e tij është rezultati i skuadrës, por pjesërisht ka edhe aspektin egocentrik, i cili mendon edhe për rezultatet personale”, ka qëlluar agjenti duke folur për Sky, trasnmeton GazetaBlic Sport.

Chiellini, duhet theksuar, është një nga lojtarët më me përvojë të klubit torinez, ku është që nga viti 2004.

/GazetaBlic Sport/